TIRANE– Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i PD Lulzim Basha ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën se është përgjuar nga shërbimet partnere duke bërë pazare garancie në Selanik në lidhje me 3.4 milionë euro që u sekuestruan pak kohë më parë në dy “Toyota Yauris” në Portin e Durrësit. Basha tha se askush nuk ka për të shpëtuar nga përgjimet e shërbimeve partnere.

“Derrkuci i Yarsi-t do të heqë vëmendjen nga çështjet në rendin e ditës. Prandaj në shkelje të procedurës ja dhatë fjalën derrkucit të Yarisit. Derrkuci i Yarisit harron diçka, më akuzon mua se kam dalë me vëllain e personave që u dyshokan se janë pas parave të Toyotës. E para e punës në qoftë se ai qenka i dyshuar, pse nuk e keni arrestuar deri më sot? E dyta, po ju keni vëllain e trafikantit të dënuar të Ministrit të Brendshëm, hani e pini nga mëngjesi e deri në darkë me të. Çfarë standardi keni ju? Merre more dhe arrestoje në qoftë se është ai i dyshuar? Por nuk është ai.

Derrkuci i Toyota Yaris, garanti i parave të pista të drogës, dhe nja dy të tjerë që sot nuk qenkan këtu, jeni të përgjuar nga shërbime partnere. Nuk keni për ti shpëtuar dot kësaj. Jeni të përgjuar nga shërbimet partnere duke bërë pazaret me bacën në Selanik. Ah sa keq! Se shërbimet tona flenë gjumë. E keni kapur SHISH-in, por të tjerat s’i kapni dot.Të tjerat s’i kapni dot. Jeni të përgjuar duke dhënë garanci. Jua kanë vënë kryqin, nga Uashingtoni në Bruksel, nga Berlini në Romë. Jua kanë vënë kryqin. Por kryqin e madh do t’jua vënë shqiptarët shumë shpejt”- tha Basha.

Basha akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama për të cilin tha se interesi i tij është të ruajë pushtetin duke përdorur çdo formë. Sipas kryedemokratit, Rama ka 5 vite që bashkëqeveris me krimin.

“Interesi i vetëm i Ramës është ruajtja e pushtetit duke përdorur cdo gjë. Shqitparët panë se si po mbijnë mijëra kulla që po e kthejnë Shqipërinë në një lavatrice të pastrimit të parave. Shqiptarët panë edhe drejtësinë e kapur nga kryeministri që nuk ka mundur të kapë asnjë kriminel. Shqiptarët panë se si vettingu i kthye në një vegël politike të Ramës. Shqiptarët kanë parë në këto 10 muaj se ekonomia është përqendruar në pak duar. Por edhe sektorë të tjerë janë përqendruar në pak duar. Hajduti i sëmurë. E gjithë karriera e tij është ë lidhur me paratë e krimit dhe me vjedhjen e hapësirave të Tiranës. Rama para 20 vitesh trashëgoi paratë e një bande që e siguruan të që qëndrojë në politikë. Rama 5 vjet bashkëqeverisje me krimin dhe rezultati është varfëria e shqiptarëve. Mos hapja e negociatave është rezultat i mbrojtës së Tahirit, Xhafajt dhe të tjerëve. Ndërkombëtarët duhet të dinë se shqiptarët nuk gënjehen më. Peshqit e mëdhenj janë këtu”- tha Basha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb