TIRANE

Aktorja Egla Ceno dhe Erjola Doçi janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën, pasi kjo e fundit i ka hedhur te shtrati bishta cigaresh dhe qese mbeturinash.

Konkurrentja e ofendoi moderatoren duke i thënë që ka rënë shumë poshtë me këtë veprim që ka bërë, ndërsa tha që Erjola ia shpif.
“Patjetër. Të është bërë fytyra shollë këpuce, me fjalë nuk merr më vesh”- iu kthye Erjola, duke i kërkuar aktores që mos ta përfshijë me të tjerët.
“Ti je diva e plehrave”- tha Egla e acaruar me Erjolën nga veprimi i saj.
Mes debatit të dy vajzave është futur edhe Françeska Murati, e cila e habitur nga veprimi i Erjolës i tha asaj që s’janë në muajin e parë të “Big Brother” që të bëjnë veprime të tilla.

Pjesë nga debati:
Egla: Ti je diva e plehrave dhe cigareve. A e ke kupton sa poshtë je? Ma shpif që ke futur duart te krevati im
Erjola: Faleminderit
Egla: Ma shpif nga koka te këmbët. Rri larg gjërave të të tjerëve, trego edukatën që ke
Erjola: Patjetër. Të është bërë fytyra shollë këpuce, me fjalë nuk merr më vesh
Egla: Ti je diva e plehrave
Erjola: Epo thuaju të tjerëve, mua mos më fut në një thes me të tjerët
Françeska: Çfarë i bëre? I hodhe cigare te krevati
Erjola: I vura këto (bishtat e cigares) dhe qese të zezë
Françeska: O Erjola s’jemi në muajin e parë të “Big Brother”. Kemi filluar të hedhim plehra te krevatet e të tjerëve
Erjola: Zemra ti bëj çfarë të duash me jetën tënde
Françeska: Patjetër që do të bëj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb