Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin Asllan Dogjani, dënim që kërkohet të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Në seancën gjyqësore, prokurorja Manjola Kajana kërkoi që Dogjani të shpallet fajtor për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Seanca është shtyrë për më 9 dhjetor. Pas paraqitjes së konkluzioneve të mbrojtjes, gjyqtari Bib Ndreca pritet të shpallë vendimin për çështjen. Ish-deputeti është kallëzuar nga biznesmeni Ilirjan Çela lidhur me blerjen e një apartamenti në vitin 2006, me vlerë 134 mijë euro.

Sipas kallëzuesit, Dogjani e ka blerë apartamentin duke paguar shumën përkatëse dhe jo duke e përfituar si shpërblim për shërbime konsulence juridike ndaj ndërtuesit, siç ka deklaruar vetë ish-ligjvënësi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: