KUKËS- Kreu i LSI në Kukës, Qemal Elezi ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PD-së, Flamur Noka për Mamzën, i cili hodhi akuza mbi kryeparlamentarin Meta.

Për Qemal Elezin, deklarata e Nokës ishte shpifja e radhës që i bëhet Metës.

“Me këtë shpifje ti ofendon banorët e qarkut. Të kujtoj se firmat e kromit nuk janë licencuar gjatë kësaj qeverisjeje. Licencimi është bërë nga viti 2009 deri në 2013
Meta nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Ndërsa ti je mafia e tokave në zonën e Novosejt”, tha thënë ai.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka akuzoi Kreun e Kuvendit se po vjedh pasuritë e nëntokës duke dëmtuar fshatrat e Kukësit dhe po ushtron terror ndaj banorëve të këtij rrethi. Në një deklaratë për mediat, Noka tha se dje në fshatin Mamës, policia ka shoqëruar 50 banorë dhe ka ushtruar dhunë ndaj tyre.

“Mafia e minierave e Ilir Metës, që merret me biznesin e kromit po grabit në mënyrë arbitrare jo vetëm pasurinë e fshatrave të Kukësit, por po dhunon e ushtron terror prej shumë kohësh ndaj banorëve të këtij rrethi. Dje në fshatin Mamëz policia ka arrestuar e dhunuar fizikisht, burra e gra e të moshuar. 50 banorë janë shoqëruar në komisariat. E njëjta situatë e rëndë është edhe në fshatin Kalimash e Surroj. Banorët e fshatrave ngrenë zërin, dhe protestojnë sepse mafia e minierave e Ilir Metës, po grabit pasurinë, po dëmton pronat e tyre, protestojnë sepse kjo mafie e kromit është sulur ngado, dhe babëzia e saj nuk ka kursyer as oborret e shtëpive”, deklaroi Noka.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: