Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur në lidhje me akuzat e PD-së për posedimin e një makinë të shtrenjtë, tha se automjeti është pronë e ministrisë dhe është blerë me paratë e BE-së.

“Makinat për Policinë e Shtetit janë blerë me paratë e BE-së. Derisa BE e konsideron që të kemi një Range Rover në polici,  atëherë përse të mos i kemi. Duhen bërë edhe rrogat, edhe policia të modernizohet. Edhe nëse vendi është i varfër, policia nuk duhet të jetë e varfër. Prsh policia duhet të ketë makinë të mirë, sepse nuk mund ta ndjekë kriminelin me automjet të dobët. Personalisht kam një Honda që nga 2010, si Sandër Lleshaj”, tha ministri.

Më tej, Lleshaj theksoi se do të padisë rëndë të gjithë ata që kanë gënjyer për këtë rast.

“Më janë bërë sulme nga persona që kanë makina private më të shtrenjtë se e ministrit. Ata që bëjnë akuzat kanë automjete që janë shumtë të shtrenjta. Nëse shkon tek SHQUP, mendon se janë automjete si në golf. Unë s’kam një makinë, kam disa, sepse ministri i Brendshëm ka disa automjete, për punë. Automjeti është blerë 49 mijë euro dhe është bërë shpifje e turpshme sikur është blerë 100 mijë euro apo 150 mijë euro.

Automjeti është blerë direkt tek kompania e prodhimit, prandaj nuk blihet dot kaq lirë. jam krenar që pasardhësi im do të ketë automjet që është blerë me gjysmë çmimi. Është blerë sepse makina e vjetër mbeste në rrugë. Automjeti është e Ministrisë së Brendshme dhe është i shtetit shqiptar. Ministri duhet të ruhet, ndërsa unë kam makinë normale. Do i padis rëndë dhe nuk do iu ndahem derisa të paguajnë publikisht për këtë trup të madh që bëjnë”, deklaroi Lleshaj.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb