Ish-kryeministri Sali Berisha për Tempora ka kërkuar ndjesë për akuzat e tij ndaj shefes së ONM, Genoveva Ruiz Calavera ku e ka cilësuar si një bashkëpunëtore të kryeministrit Rama.

Berisha ka qartësuar se statusi i tij ishte bërë në bazë të një lajmi të rremë, ndërkohë që ka kërkuar ndjesë për akuzat e tij

“Statusi im bazohej në një fake neës dhe unë besoj plotësisht te përgënjeshtrimi që bëri komisioneri Varhelyi që unë e vlerësoj si njeri serioz, transparent dhe një njeri që përpiqet të ndihmojë Shqipërinë me aq mundësi që ka. Nuk ka arsye të dyshoj në përgënjeshtrimin e tij. Tërheq me ndjesë statusin tim me bazë një fake neës. Besoj që komentet e tjera janë të tepërta”, deklaroi Berisha.

/OraNews

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb