Kryetari i PD-së, Sali Berisha pohoi se prokurori që ka nisur hetimet për ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal ka dosje me gjera përvëluese, që implikojnë Ramën.

Ai tha se Rama në këtë rast duhet të bëhet i penduar.

“Në atë kohë New York Times shkruajti një artikull banal për djalin tim, dhe të pavërtetë. Është faktuar nga gjykata amerikane tërësisht e pavërtetë. Mora në telefon një mikun tim dhe i them se kujt t’i drejtohem. Më tha numrin e zv.kryeredaktores. I çova përgënjeshtrimin. Ajo nuk e botoi përgënjeshtrimin. dhe ndaj e kam thënë këtë fjalë se shkeli përgënjeshtrimin. Në këtë rast kur shpifet, meriton epitet. Kjo ka qenë. Kurse New York Times është në sintoni me mediat e mëdha të botës.

Nuk është se bën një zbulim New York Times. personi që shoqëroi McGonigal me Ramën në takim është i njëjti që pagoi dollarët për shërbimin që iu kërkua ish-zyrtarit të FBI. Rama ka lidhje. I lakohet emri 14 herë në aktakuzë. Prokurori në dosje ka gjëra më përvëluese. Rama kujton se mund të mashtrojë dhe të bëhet i penduar. Duhet të bëhet i penduar. Mediat kur shkelin çdo standard, shkelmojnë veten. Komisionin hetimor do e ngrenë. Nuk e pengon kush. Ka një privatizim të parlamentit nga Rama dhe Linda. Parlamenti është i qytetarëve. Ata kanë dërguar aty përfaqësuesit e tyre.”, pohoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb