Një gjykatë në Brescia të Italisë ka hedhur poshtë akuzat për dhunë seksuale ndaj Mario Balotellit.

Pretendimet lindën nga një vajzë, e cila pretendoi se përdhunimi ndodhi në gusht të 2017 në Nicë, në kohën kur sulmuesi luante për ekipin francez.

Nga krahu tjetër, vetë Balotelli i ka hedhur poshtë këto zëra, duke theksuar se e gjitha është një komplot ndaj tij dhe gënjeshtër e madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb