Ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka, akuzoi sot pedagogen Argita Malltezi për plagjaturë në një artikull të publikuar. “Gjeni ndryshimin? Argita Berisha Malltezi (vajza e Sali Berishes) me artikull 100% plagjiature. Nje material teresisht i kopjuar nga nje publikim i Universitetit te Vlores. Universitetet shqiptare dhe e ardhmja e te rinjve jane marre peng nga kakistokratet majtas dhe djathtas te cilet e konsiderojne auditorin si nje ambjent per familjet e tyre dhe jo per te diturit!”-shkruan Muka në profilin e tij në facebook, ndërsa ka publikuar edhe link përkatës të artikujve.

Por në një deklaratë për akuzat në fjalë, pedagogia Malltezi shprehet se ky artikull nuk figuron në listën e artikujve apo prezantimeve në konferenca që ajo vetë ka dorëzuar për marrjen e titujve shkencorë dhe as që gjendet në ndonjë nga CV-të që ka përdorur ndonjëherë, dhe një fakt i tillë vijon më tej Malltezi mund të provohet fare lehtë nga dosja që ndodhet në Ministrinë e Arsimit.

“Artikulli në fjalë nuk është i imi dhe nuk ia kam idenë pse emri im figuron si autor i dytë. Mund të provohet fare lehtë nga dosja që ndodhet në Ministrinë e Arsimit se ky artikull nuk figuron në listen e artikujve apo prezantimeve në konferenca që unë kam dorëzuar për marrjen e titujve shkencorë dhe as që gjendet në ndonjë nga CV-të që unë kam përdorur ndonjëherë. Në botimet e mia të dorëzuara për marrjen e titujve, përveç artikujve të botuara në revista vendase dhe ndërkombëtare janë edhe disa libra, të cilat janë pjesë e fondit të bliblotekave vendase dhe të huaja, përfshirë Library of Congress.” –deklaron Malltezi në reagimin e saj.

Reagimi i plotë:

Taulant Muka ka bërë zbulimin se një artikull që mban emrin tim, i botuar në vitin 2011 është plagjiaturë e artikullit të një punimi tjetër. Sqaroj publikun se:
Artikulli në fjalë nuk është i imi dhe nuk ia kam idenë pse emri im figuron si autor i dytë. Mund të provohet fare lehtë nga dosja që ndodhet në Ministrinë e Arsimit se ky artikull nuk figuron në listen e artikujve apo prezantimeve në konferenca që unë kam dorëzuar për marrjen e titujve shkencorë dhe as që gjendet në ndonjë nga CV-të që unë kam përdorur ndonjëherë. Në botimet e mia të dorëzuara për marrjen e titujve, përveç artikujve të botuara në revista vendase dhe ndërkombëtare janë edhe disa libra, të cilat janë pjesë e fondit të bliblotekave vendase dhe të huaja, përfshirë Library of Congress.
Nëse z.Muka do të kishte integritet kërkimor, vulën e të cilit pretendon se mban në Shqipëri, do të kishte marrë mundimin të kontaktonte me autorët të cilëve u përmend emrin për të pyetur nëse kanë shkruar një shkrim të tillë. Por mesa duket shërbimet që Muka kryen për llogari të të tjerëve janë më afër mendjes së tij sesë kërkimi shkencor pranë zemrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb