Sean Diddy Combs ka thyer heshtjen e tij dhe u është përgjigjur akuzave të rënda për sulm seksual pasi u padit nga një grua anonime e cila pretendoi se reperi e përdhunoi në grup kur ajo ishte vetëm një vajzë adoleshente (17 vjeç).

Diddy është përgjigjur për herë të parë pasi është akuzuar nga katër gra të ndryshme për sulme seksuale në më pak se tre javë.

Sipas People Magazine, manjati i muzikës lëshoi një deklaratë duke mohuar me forcë të gjitha akuzat kundër tij.

  • foto galeri

Në deklaratën e këngëtarit shkruhej:

“MJAFT MJAFT. Për dy javët e fundit kam ndenjur në heshtje dhe kam parë njerëzit që përpiqen të vrasin karakterin tim, të shkatërrojnë reputacionin dhe trashëgiminë time”.

Ai sulmoi individët që e akuzonin si një grabitqar seksual, duke thënë:

“Akuza të pështira janë bërë kundër meje nga individë që kërkojnë një pagesë të shpejtë”.

Reperi u padit për herë të parë nga ish e dashura Casandra “Cassie” Ventura për përdhunim, trafik seksual dhe dhunë në familje më 16 nëntor 2023, me të cilën arriti një marrëveshje brenda 24 orëve nga depozitimi i padisë.

Combs ka thënë, “Më lejoni të jem absolutisht i qartë: Unë nuk kam bërë asnjë nga gjërat e tmerrshme që pretendohen. Unë do të luftoj për emrin tim, familjen time dhe për të vërtetën.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: