Departamenti i Policisë Speciale të Malit të Zi ka arrestuar mëngjesin e sotëm ish-drejtorin e Policisë, Slavko Stojanoviç.

Mediat malazeze raportojnë se Stojanoviç është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve.

Në këtë aksion ka edhe persona të tjerë të arrestuar. Aksioni është duke u zhvilluar në disa zona në Mal të Zi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb