MOSKA

Rusia dënoi një ish-futbollist ukrainas me 12 vjet burg të hënën pasi e akuzoi atë për spiunim për Kievin, në një gjyq të zhvilluar me dyer të mbyllura, tha një gjykatë në Moskë.

Vasily Vasilenko, i cili luajti në klubet ukrainase të futbollit Tavriya, Torpedo dhe Druzhba nga vitet 1992-2001 sipas mediave ruse, u arrestua në tetor 2019, u prangos nën akuzat e kontrabandës dhe u akuzua më vonë për spiunim, shkruajnë mediat e huaja.

Detajet e çështjes nuk janë zbuluar, pasi autoritetet thonë se ato janë informacione të klasifikuara. Vasilenko mohoi akuzën e spiunimit, tha agjencia e lajmeve RIA, duke cituar një burim.

RIA tha se ish-ftubollisti u arrestua për përpjekjen për të marrë pajisje ushtarake të çaktivizuara të prodhuara në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 1960 në emër të Ministrisë Ukrainase të Mbrojtjes.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Ukraina për çështjen. Lidhjet midis Rusisë dhe Ukrainës kanë qenë të mira, që kur Moska aneksoi gadishullin e Detit të Zi të Krimesë në 2014 dhe mbështeti separatistët e armatosur në lindje të Ukrainës.

Rusia që nga ajo kohë ka arrestuar një numër personash të akuzuar për spiunim për Ukrainën, duke përfshirë një ushtarak për Forcat Strategjike të Raketave të Rusisë në gusht dhe një grua në Krime në nëntor 2019, që punoi për Flotën e Detit të Zi të Rusisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb