Një shtetas britaniko-iranian po përballet me dënimin me vdekje në Iran pasi autoritetet e kanë dëuar atë për spiunim për llogari të shërbimit sekret britanik MI6 .

Alireza Akbari, i cili shërbeu si zëvendësministër i mbrojtjes gjatë mandatit të ish-presidentit iranian Mohammad Khatami, u arrestua midis 2019 dhe 2020 dhe u akuzua për spiunazh për Mbretërinë e Bashkuar, teksa ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Gruaja e tij, Maryam, tha se një zyrtar i kishte kërkuar asaj që të vinte në zyrën e tij në Teheran për një “takim përfundimtar”.

Alireza tani është dënuar me vdekje nga Gjykata Revolucionare në Teheran. Një mesazh audio nga Akbari zbuloi se ai pretendon se është torturuar nga autoritetet iraniane.

Ai gjithashtu pretendoi se u detyrua të rrëfejë para një kamere për krime që nuk i ka kryer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: