TIRANE- Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike, Tomor Alizoti, ka reaguar pak orë pas deklaratave të bëra në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, ku akuzoi zv/ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee se është pjesë e lobeve të Sorosit.

“Po verej nje keqkuptim ne lidhje me ato qe une kam thene ne programin Tonight ne Ora News. Disa media thone se une kam thene qe zevendesndihmes nensekretari i shtetit Brian Hoyt Yee eshte njeri i Sorosit apo mbeshtetes i politikave te Sorosit. Dua te bej te ditur se ajo qe une kam thene eshte se administrata e larte ne ShBA eshte ne tranzicion dhe zoti Hoyt Yee perfaqeson politiken e admnistrates Obama e cila po rezulton problematike ne mjaft kuptime dhe e ndikuar ne disa raste nga Xhorxh Soros. Per cdo keqkuptim te shkaktuar nga ajo qe une kam thene dua te shpreh ndjesen time qe nuk kam qene me qarte dhe nuk kam saktesuar fort vleresimin tim dhe te PD per diplomatin e larte amerikan. Une asnjehere nuk kam etiketuar njerez dhe jo me zyrtare te larte dhe miq te vendit tone si z Hoyt Yee. ShBA do te mbetet partneri dhe frymezimi yne me domethenes sic ka qene deri me tani!”, shkruan Alizoti në rrjetin social “Facebook”.

18492737_292975934461583_731305309_n

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: