Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Aeroportin e Hamburgut, pasi autoritetet kanë evakuuar zonën e sigurisë së pasagjerëve dhe kanë pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet.

Sipas raportimeve të gazetës BILD, alarmi është shkaktuar pas zbulimit të një objekti të dyshimtë në zonën e kontrollit të pasagjerëve, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të sigurisë.

Si pasojë, procedurat e hipjes në bord janë ndalur, ndërsa të gjitha ngritjet e avionëve janë pezulluar deri në një njoftim të dytë. Autoritetet gjermane po vijojnë kontrollet për të sqaruar natyrën e objektit dhe për të garantuar sigurinë në aeroport.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: