Shërbimi epidemiologjik nga Spitali i Përgjithshëm në Gjevgjeli sot gjatë kontrollit të rregullt në Qendrën e Refugjatëve në Gjevgjeli, ka diagnostifikuar një rast të fruthit pas lajmërimit paraprak nga ekipi i mjekëve që po mban kujdestari në kampin e refugjatëve.

Diagnoza, informuan epidemiologët është hasur te një vajzë 3-vjeçare nga Afganistani e cila po trajtohet sipas standardeve mjekësore për raste të këtilla, shkruan Tetovasot.

Nga ana e epidemiologëve dhe infektologëve, ekipi mjekësor në kampin e refugjatëve në Gjevgjeli mori udhëzime për veprime të mëtutjeshme dhe preventivë nga shpërndarja e kësaj sëmundjeje ngjitëse.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: