Jo vetëm rikthimi i mundshëm në Valencia. Për Zhoao Kanselon ekziston edhe Bajerni i Mynihut. Ish-anësori i Juventusit, i përdorur me pikatore deri më tani nga Pep Guardiola te Mançester Sitit, i pëlqen shumë Bajernit të Mynihut.

Sipas të përditshmes bavareze “TZ”, drejtuesit e Bajernit të Mynihut kanë ndërmend t’u paraqesin një ofertë homologëve anglezë për mbrojtësin portugez. Fillimisht Bajerni ka ndërmend të synojë huazimin dhe më pas blerjen përfundimtare në qershor.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: