Rreth 20 shkolla janë mbyllur në Borlänge, në Suedi, pasi autoritetet morën kërcënime që lidhen me mundësi dhune ndaj institucioneve arsimore.

Sipas bashkisë lokale, vendimi për mbylljen e 16 shkollave publike u mor si masë paraprake për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe stafit. Po ashtu, edhe pesë shkolla private vendosën të pezullojnë aktivitetin. Policia konfirmoi se ka marrë informacion për kërcënime që synojnë shkollat në këtë qytet dhe ka nisur një hetim për “kërcënime serioze të paligjshme kundër një grupi”. Megjithatë, autoritetet theksuan se është ende herët për të përcaktuar nëse kërcënimi është konkret apo jo.

Qyteti i Borlänges, me rreth 45 mijë banorë, ndodhet rreth 200 kilometra në veri të Stokholm.

Ngjarje të tilla janë relativisht të rralla në Suedi, por shqetësimi për sigurinë është rritur pas një incidenti të rëndë në Örebro në shkurt 2025, ku një person i armatosur vrau 10 persona në një qendër arsimore për të rritur – sulmi më i rëndë i këtij lloji në historinë e vendit. Hetimet për kërcënimet në Borlänge vijojnë, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: