Ka përfunduar kontrolli në ambientet e Gjykatës së Apelit nga strukturat e policisë. Bëhet me dije se nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë. Sakaq veprimtaria në Gjykatën e Apelit ka rifilluar normalisht.

Kujtojmë se një telefonatë anonime në Policinë e Shtetit ngriti alarmin për bombë në një gjykatë në Tiranë. Policia në një reagim zyrtar konfirmoi se ishte një alarm i rremë.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb