Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka uruar për Vitin e Ri, gratë e Lidhjes Demokratike të Gruas.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjete sociale, Vokshi thekson se gratë demokrate janë forca e PD dhe se përpjekjet për t’i përçarë do të dështojnë.

“Një PD dhe opozitë e fortë, sfiduese dhe garante e mbrojtjes së interesave të çdo qytetari është urimi më i mirë për çdo demokrat”, shkruan ndër të tjera Vokshi.

Postimi i Albana Vokshit:

Të nderuara mike,
Ju falenderoj të gjithave me mirënjohje të thellë për punën që kemi bërë në vitin që po lemë pas. Me shumë prej jush kemi bashkëpunuar prej shumë vitesh, e jam e sigurt që do vazhdojmë të bashkëpunojmë për një kohë të gjatë. Mirënjohje të thellë për cdo kontribut tuajin ndër vite, për cdobgur të vebdosur në themelet e demokracisë ende të brishtë në Shqipëri.
Në këtë ditë të fundit të këtij viti dua t’ju them që jam krenare, më shumë se kurrë për nderin që më keni dhënë që të jem në krye të përpjekjeve tona të përbashkëta.

Jam krenare për çdo gjë që kemi bërë së bashku për një #LDGSH aktive, dinjitoze e ja kemi dalë.

Jam krenare për punën e përbashkët këto dy vjet për të zhvilluar zgjedhjet e brendëshme në LDGSH. Sot LDGSH është organizata më e madhe politike e grave në Shqipëri e në rajon. Kjo falë punes e kontributit tuaj të cmuar.

Jam krenare për punën që ju keni bërë gjatë fushatës së fundit elektorale, duke dhënë çdo gjë për fitoren.
Ky vit ka qenë sfidues për PD dhe LDGSH. Situata në PD nuk është sic do të donim të gjitha ne. Cdo ditë po përballemi tentativa për të cbërë punën, mundin, kontributin e sakrificat tuaja e të zonjave të degeve tuaja të LDG.

E di që mes nesh ka drejtuese që mendojnë ndryshe nga unë apo ndryshe nga shumica prej nesh për situatën në të cilën po kalojmë. Por, në fund të fundit demokracia është respekti për mendimin e lirë, për mendimin ndryshe.
Ndaj jam e sigurt, që cdo përpjekje për të na plrcarë, për të shkatërruar historinë dhe kontributin dhe strukturën e LDGSH do të dështojë. Askush nuk do mund të cenojë as LDGSH e as kontributin tuaj.

Ju ftoj të gjithave, për një moment reflektimi, për bashkim energjish, forcash, për një #PD- familjen tonë të përbashkët, më të hapur, më të bashkuar, më të fortë e më demokratike.
Uroj për secilën prej jush një vit të ri 2022 plot me gëzime, shëndet, paqe, harmoni familjare. Uroj një vit më të mirë r më të suksesshëm për familjen tone të madhe PD.

Një PD dhe opozitë e fortë, sfiduese, garante e mbrojtjes së interesave të cdo qytetari shqiptar dhe interesave të kombit, është urimi më i mirë për cdo demokrat por dhe për cdo shqiptar.
Gëzuar!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: