Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri gjatë fjalës së saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.
Në fjalën e mbajtur më 2 tetor, Vokshi tha se demokracia dhe shteti i së drejtës në Shqipëri ndodhen përballë rreziqeve serioze, duke iu referuar ndër të tjera hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë dhe ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale. Vokshi deklaroi se pikërisht në një kohë kur hetimet kanë prekur figura të larta të qeverisë, përfshirë ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni dhe zyrtarë të tjerë, qeveria ka paraqitur ndryshime të gjera në legjislacionin procedural penal.
“Pikërisht në momentin kur hetimet arrijnë në rrethin e ngushtë të Kryeministrit — me çështje që përfshijnë ish-Zëvendëskryeministren Balluku, AKSHI-n, ish-kreun e shërbimit të inteligjencës Hyseni dhe zyrtarë të tjerë të lartë — Kryeministri paraqet ndryshime shqetësuese në Kodin e Procedurës Penale”, tha ajo.
Vokshi iu referua fillimisht ndryshimeve të propozuara në nenin 242, të cilat i ka cilësuar si përpjekje për krijimin e një “superimuniteti” për kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Në mars, deputetja e PD kishte paraqitur edhe një pyetje me shkrim në PACE lidhur me këto ndryshime, duke argumentuar se ato mund të kufizonin kontrollin gjyqësor ndaj zyrtarëve të lartë.
Duke folur për paketën e re, e cila sipas qeverisë përmban ndryshime të gjera për masat e sigurimit, të drejtat e mbrojtjes, kontrollin gjyqësor, privatësinë dhe të drejtat e viktimave, Vokshi tha se ajo rrezikon të cenojë reformën në drejtësi. Qeveria e ka paraqitur paketën si një ndërhyrje për forcimin e garancive procedurale dhe të të drejtave të qytetarëve. Vokshi kundërshtoi edhe ndryshimet që lidhen me masat e sigurimit dhe administrimin e provave, duke pretenduar se drafti krijon filtra të rinj për hetimet dhe mund të ndikojë në rastet e korrupsionit dhe krimeve zgjedhore.
Deputetja e PD-së ngriti shqetësime edhe për lirinë e medias, duke pretenduar se ndryshimet mund të kufizojnë mundësinë e gazetarëve për të raportuar mbi hetimet. Në fund të fjalës së saj, deputetja demokrate i bëri thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të kërkojë një opinion nga Komisioni i Venecias për paketën e ndryshimeve, përpara miratimit të saj.
Fjala e plotë:
I nderuar Kryesues, Pikërisht në momentin kur hetimet arrijnë në rrethin e ngushtë të Kryeministrit — me çështje që përfshijnë ish-Zëvendëskryeministren Balluku, AKSHI-n, ish-kreun e shërbimit të inteligjencës Hyseni dhe zyrtarë të tjerë të lartë — Kryeministri paraqet ndryshime shqetësuese në Kodin e Procedurës Penale: fillimisht, propozoi amendime ne nenin 242, për të krijuar “superimunitetin” për veten e tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë prane tij, dhe tani duke propozuar ndryshime në 106 nene të Kodit të Procedurësuke dokumentuar keqpërdorim masiv të burimeve publike, presion përmes rrjeteve të patronazhit, intimidim, blerje votash, shkrirjen e kufirit mes shtetit dhe partisë, si dhe përfshirjen e krimit ne zgjedhje. V-Dem e konsideron Shqipëri nje autokraci elektorale.
– Korrupsioni: mbetet një shqetësim themelor, i shtrirë në te gjithe sektoret dhe nivelet e qeverisjes.
– Gazetarët përballen me presion.
– Mungojnë mekanizmat e kontrollit dhe balancimit të pushteteve.
Të nderuar kolegë,
Fjala “skandal” po e humbet kuptimin në Shqipëri. Një skandal pason tjetrin.
Kur institucionet që duhet të mbrojnë qytetarët se u shërbejnë interesave kriminale, shteti është i kapur.
Pikërisht në momentin kur hetimet arrijnë në rrethin e ngushtë të Kryeministrit — me çështje që përfshijnë ish-Zëvendëskryeministren Balluku, AKSHI-n, ish-kreun e shërbimit të inteligjencës Hyseni dhe zyrtarë të tjerë të lartë — Kryeministri paraqet ndryshime shqetësuese në Kodin e Procedurës Penale: fillimisht, propozoi amendime ne nenin 242, për të krijuar “superimunitetin” për veten e tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë prane tij, dhe tani duke propozuar ndryshime në 106 nene të Kodit të Procedurës Penale.
Ky draft, rrezikon të cenojë themelet e reformës në drejtësi, duke mbrojtur zyrtarët e lartë nga drejtësia. Ai krijojn një mekanizëm politik për të mbrojtur vetë Kryeministrin dhe zyrtarët e lartë nga hetimet aktuale por dhe ato të ardhshme.
Drafti aktual përjashton nga masat e arrestit veprat penale që parashikojnë një dënim maksimal deri në pesë vjet. pra, nëse vjedh, nese abuzon me prokurimet publike, nese shpërdoron detyrën apo postin, ose përfshihesh në shkelje apo krime zgjedhore, nuk kryen asnjë ditë burg.
Drafti krijon filtra të rinj proceduralë për hetimet dhe mbledhjen e provave, si dhe ashpërson rregullat për sekretin hetimor.
Atë që presioni politik nuk arriti t’ia imponojë drejtësisë, tani po tentohet të arrihet përmes ndryshimit te legjislacionit.
Drafti krijon de facto pandëshkueshmëri për krimet dhe shkeljet zgjedhore. Ai kërcënon gjithashtu lirinë e medias, duke kufizuar mundësinë e gazetarëve për të raportuar mbi hetimet.
Institucionet e drejtësisë duhet të kenë pavarësinë dhe kompetencat e nevojshme për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, kudo që të çojnë provat.
Asnjë Kryeministër dhe asnjë qeveri nuk duhet të rishkruajë rregullat për të mbrojtur veten nga hetimi dhe llogaridhënia.
Mesazhi i kësaj Asambleje duhet të jetë i vetëm dhe i qartë: mbroni drejtësinë e pavarur, mbroni gazetarët, mbroni qytetarët, mbroni demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe kërkoni llogaridhënie.
I bëj thirrje kësaj Asambleje të kërkojë opinion te ketij drafti nga Komisioni i Venecias përpara miratimit të tij, një proces transparent konsultimi dhe monitorim të afërt të ndikimit të këtyre ndryshimeve mbi pavarësinë e gjyqësorit.
Sepse pas këtyre dështimeve institucionale janë familje që po humbasin shpresën dhe të rinj që po largohen nga vendi i tyre.
