‘Sa të lindë agimi në Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur’’. Është ky mesazhi i frikshëm që organizata terroriste serbe  “Severna Brigada” ka lëshuar në adresë të kryeministrit në detyrë të Kosovës, të cilin e kërcënon me eleminim fizik.

“Brigada e Veriut” është përmendur edhe më herët në raste të incidenteve dhe kërcënimeve me prapavijë ekstremiste në veri të Kosovës. Mesazhi i fundit konsiderohet si përshkallëzim i retorikës kërcënuese ndaj institucioneve të vendit.

Qeveria e Kosovës përmes një vendimi e shpalli organizatë terroriste “Severna Brigada” në qershor 2023.

Bashkë me të organizatë terroriste u shpall edhe “Mbrojtja Civile”. Kurti atëherë deklaroi se këto grupe paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb