Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka refuzuar edhe takimin e nesërm me presidentin Hashim Thaçi. Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook është publikuar letra që Kurti i ka nisur sot presidentit Hashim Thaçi.

“Ju faleminderit për ftesën e radhës. Nuk do të kem mundësi që të vij nesër për takim në ora 10:00”, ka shkruar Kurti.

Megjithatë, i pari i LVV i ka propozuar Thaçit që të takohen më datën 6 janar në një orë të përshtatshme për Presidentin e Kosovës.

Kurti
Kurti

Kujtojmë që sot për herë të tretë, presidenti Thaçi i ka nisur ftesë për takim liderit të Lëvizjes Vetëvendosje për të diskutuar për qeverinë e re.
Kjo ëshët hera e tretë që Kurti refuzon takimin me Thaçin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb