Albin Kurti ka hedhur poshtë zërat se është shkurorëzuar nga bashkëshortja, Rita K. Augestad-Knudsen. Në emisionin Interaktiv të KTV-së, Kurti ka pohuar se njerëzit e pushtetit dhe mediat që i kontrollojnë ato, po mundohen të diskreditojnë në çfarë do forme të mundshme.

“Nuk ka asgjë të vërtetë rreth asaj. Këto janë shpifje të pushtetarëve përmes medieve që i kontrollojnë. Po mundohen të më degradojnë në të gjitha mënyrat e mundshme. Nuk po munden të më akuzojnë për tradhti, për korrupsion apo ndonjë gjë tjetër. I ka mbetur, vetëm jeta ime private”, ka thënë Kurti. Nga martesa e vitit 2014 me norvegjezen, Kurti ka edhe një vajzë, të pagëzuar me emrin Lea.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: