Vladimir Putin do ‘ta kthejë Ukrainën në shekullin e 18-të’ duke vazhduar me sulmet ndaj objekteve energjetike të vendit, ka pohuar një nga aleatët e tij kryesorë.

Pyotr Tolstoy, nënkryetari i Dumës ruse paralajmëroi se sulmet e vendit të tij në termocentralet e Ukrainës nuk do të ndalen teksa së fundmi janë raportuar se kanë vështirësuar tejmase situatën energjetike në Ukrainë.

“Infrastruktura e Ukrainës do të shkatërrohet dhe ata do të kthehen në shekullin e 18-të”, deklaroi anëtari i partisë Rusia e Bashkuar, ndërsa deputeti i cili është sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania, paralajmëroi se aleatët e Ukrainës ‘do të paguajnë çmimin’.

Sakaq, ai nuk kurseu as kërcënimet për vendet që i kanë qënduar pranë Ukrainës gjatë konflitkit, ndërsa shtoi se Perëndimi duhet ‘të përgatitet për një luftë që do të zgjasë me vite’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: