Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka zhvilluar të shtunën një bisedë me homologun rus, Vladimir Putin, një ditë para dorëheqjes së tij. Vuçiç tha se e ka njoftuar Putinin se të dielën do të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë.

“Në emër të Republikës së Serbisë dhe në emrin tim, e falënderova Federatën Ruse dhe presidentin Putin për bashkëpunimin gjatë 14 vjetëve të fundit”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se është “i sigurt” se presidentët e ardhshëm të Serbisë, siç u shpreh ai, “do të dinë të kujdesen për interesat e Serbisë dhe të ruajnë këtë lloj ekuilibri dhe këtë lloj përgjegjësie ndaj të gjithë aktorëve të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare”. Vuçiç tha se me Putinin bisedoi për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë, për luftën në Ukrainë dhe për situatën në Ballkan.

Ndërkohë, Vuçiç shprehu bindjen se aneksi i marrëveshjes mes Moskës dhe Beogradit për furnizimin me gaz do të zgjatet, pasi pakti skadon së shpejti dhe se Serbia do të mund të vazhdojë të ketë çmim të mirë dhe të ulët të gazit”. Ndërkohë, telsa Vucic pritet të japë dorëheqjen zyrtarisht sot në orën 20:00, detyrën e ushtruesit të detyrës së presidentit, e merr kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Vuçiç ka deklaruar gjithashtu se pas largimit nga posti do t’i bashkohet fushatës zgjedhore si qytetar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit 2026. Ai është vendosur në krye të listës së forcës politike në pushtet. Vucic synon të vazhdojë aktivitetin politik dhe në varësi të rezultatit të zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë, të rikthehet në postin e kryeministrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb