Algjerianët të premten kanë vazhduar me demonstratat krahas dorëheqjes së presidentit Abdelaziz Bouteflika këtë javë, ndërsa protestuesit kërkojnë largimin e të gjithë zyrtarëve që ndërlidhen me regjimin e ish-presidentit.

Mijëra demonstrues u mblodhën në kryeqytet për të nxitur largimin e të gjithë strukturës politike, të ndërtuar rreth partisë në pushtet, oficerëve të ushtrisë, biznesmenëve, sindikatave.

Sipas aktivistëve algjerianë në rrjetet sociale, protestuesit kërkojnë shkarkimin funksionarëve të sapoemëruar, përfshirë kryeministrin Noureddine Bedoui, kryetarin e Kuvendit Abdelkader Bensalah dhe presidentin e Gjykatës Kushtetuese, Tayeb Belaiz.

“Ne duam të çrrënjosim simbolet e sistemit,” tha mësuesi Ahmed Badili. “Ne duam ndryshime rrënjësore. Nuk ka nevojë për zgjidhje të përkohshme, “tha punonjësi i bankës shtetërore Noureddine Dimi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb