ELBASAN- Pak para nisjes së ndeshjes mes Lacit dhe Skënderbeut e vlefshme për Kupën e Shqipërisë në ‘Elbasan Arena’, futbollisti Ali Soue ka marrë trofeun e “Këpucës së Artë” si golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Ai ka mposhtur në këtë garë, Sindrit Gurin. Sulmuesi nga Guinea ka arritur të shënoi plot 21 gola. Në një ceremoni të vogël përpara ndeshjes, sekretari i FSHF, Ilir Shulku i ka dorëzuar atij trofeun dhe një çek me 2 milionë lek të vjetra.

Sulmuesi i huazuar nga Kievo është në qendër të merkatos, edhe pse dëshira e Skënderbeut është që ai të qëndroi ofertat duket se janë të shumta në adresë të italianëve të Kievos për të pasur shërbimet e tij.
20695437-2658-4e1c-8102-0b1000b8dc53
bda1e41b-d255-408c-b8a3-dcb8eb0cd8ab
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: