Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një nënë bashkë me 3 fëmijët e saj rezultojnë të zhdukur prej 3 ditësh. Ndërkohë sot një prej fëmijëve të mitur është gjetur i pajetë në lumin Buna.

Për ngjarjen në fjalë është arrestuar babai i fëmijëve, Erdgys Arrizi. 31-vjeçari përfundoi pas hekurave me akuzën e shtyrjes drejt vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se kur i është komunikuar babait lajmi i kobshëm për gjetjen e trupit të pajetë të vajzës së tij, e cila kishte dhe shenja në trup, nuk ka reaguar fare.

Mësohet se ai ka qenë gjakftohtë kur ia kanë komunikuar se ku ishte gjetur trupi i vogëlushes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: