Jack Ma, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Alibaba Group ka paralajmëruar se nëse tregtia ndalet, fillon lufta. Jack Ma, i cili u takua me Presidentin amerikan Donald Trump, muajin e kaluar dhe njoftoi që kompania e tij Alibaba do të ndihmojë në krijmin e një milionë vende pune në Shtetet e Bashkuara. Ndër tjerash ai tha: ”Bota ka nevojë për globalizim, ajo ka nevojë për tregti”.

‘’Por meraku nuk e e zgjidh problemin’’ shtoi ai, raporton Business Insider Australia.’’ E vetmja gjë që ju mund të bëni është të merrni pjesë në mënyrë aktive dhe të dëshmoni se tregtia ndihmon njerëzit për të komunikuar. ”Ne duhet të kemi tregti të drejtë, transparente dhe gjithpërfshirëse.” Duke folur një muaj pas takimit me Trump-in, ai tha se bota ishte në një periudhë interesante që kërkon udhëheqje të re.

Urdhri i parë ekzekutiv i Trump-it u tërhoq në SHBA nga Partneritetit Trans-Paqësor (TC), një marrëveshje mes 11 vendeve, të cilat përfshijnë edhe Australinë e Zelandën e Re. Ai e kishte përshkruar TEC si “një katastrofë të mundshme për vendin tonë”. Në vend të saj, ai tha se do të negociojë marrëveshje të ndershme tregtare bilaterale që sjellin vende pune dhe industri prapa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: