Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot një mbledhje me deputetët për të diskutuar për emrat që do të propozojë opozita në raundin e dytë dhe të tretë për Presidentin.

Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar se nuk do të bëhet pjesë e kësaj mbledhje.

Gjate mbledhjes kreu i grupit demokrat, Alibeaj ka propozuar katër hapat se si do të zgjidhet Presidenti konsensual.

1. Grupi i PD zgjedh 4 kandidate
2. Pala tjeter perzgjedh 2 kandidate
3. Ngrihet nje grup i perbashket PD – PS me 6 anetare dhe zgjedh 1 kandidat
4. Kandidati propozohet me firma te perbashketa PD-PS

Mbledhja e sotme vjen një ditë pasi kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj arritën një marrëveshje që i jep opozitës të drejtën të paraqesë emra kandidatësh për President në raundin e dytë dhe të tretë.

Rreth 60 minuta para takimit me deputetët, Alibeaj pati një takim në kryesinë e Kuvendit edhe me Mesila Dodën e PDIU-së dhe Fatmir Mediun e PR-së.

Deputetët e pranishëm

Lindita Meteliaj

Andia Ulliri

Seladin Jakupllari

Merita Bakiu

Kastriot Piroli

Kreshnik Collaku

Ferdinad Xhaferri

Lefter Geshtenja

Dhurata Cupi

Saimir Korreshi

Gazment Bardhi

Bledjon Nallbati

Orjola Pampuri

Xhelal Mziu

Jorida Tabaku

Eralda Bano

Dash Sula

Flamur Hoxha

Enkelejd Alibeaj

Arbi Agalliu

Gerta Bardeli

Zef Hila

Ramadan Likaj

Emilia Koliqi

Zheni Gjergj

Ilda Dhori

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb