Kreu i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ u ndal te reforma territoriale, si një nga pikat e amendamenteve të propozuara nga PD-ja.

Ai theksoi se kjo reformë ka nevojë për rikonceptim të ri, pasi bashkisë janë kthyer sipas tij në mekanzima ku qeveria shpërndan tendera korruptiv dhe se qytetarët nuk marrin asnjë shërbim.

Mes të tjerash ai theksoi se për këtë reformë nuk do të ketë pazare, madje as marrje apo dhënie në këmbim.

“Të gjitha qortimet tona, në 2014-ën, fatkeqësisht rezultuan të vërteta. Premtimet ishin që të zvogëlonim numrin e bashkive dhe komunave, pasi do kursejmë para. Sot bashkitë janë kthyer në depozitë punësimesh te militantëve përkundjet partisë pushtet. Sot që flasim, pushteti vendor është inekzistent. Bashkitë janë një mekanizëm për të shpërndarë me tendera korruptiv paratë e qeverisë, zero shërbim për qytetarët. A nuk ka nevojë për rikonceptim?! Pushteti vendor i jep më pak shërbim banorëve. Nuk futemi në reformë me numra të paracaktuara. Do të duhet të bëhet një analizë, se ku do të jetë shtrirja. Ne si PD, për interesat tona kemi ngritur një grup pune. Këto do të duhet të bëhen në mënyrë transparence në konsultim të gjerë. Është e vetmja mënyrë që mos të konsiderohet si pazar. Është nevojë e publikut dhe jo nevojë jona. Është përfitimi i shqiptarëve dhe jo i PD, qoftë reforma territoriale, vetting në politikë dhe reforma zgjedhore. Po ju paraprijë pyetjes që bëtë, nuk është pazar.

Jo s’do të ketë. Këto interesa të publikut shqiptar do t’i çojmë në parlament. Ka nevojë për reformë territoriale, është nevoja e shqiptarëve. Kemi marrë përsipër që ta çojmë në Kuvend, që t’ja bëjmë të ditur palës tjetër që këto janë nevoja të qytetarëve. Mund ta votosh dhe mund të mos ta votosh, detyrimin tonë do të duhet ta çojmë deri në fund. Ne jemi mandatuar jo vetëm për kaq numra, por na i vodhën në fakt. Ia vodhën shqiptarëve. A ishin në 2016-ën ne ku u përshkrua një Kushtetutë. Procesi i vettingut vazhdon, por është parashikuar që nga KPK të kalonte stafeta nga kjo dorë në dorën tjetër. Vetë Kushtetuta nuk ka asnjë vakum, po a nuk do të ishte racionale për këdo, për shqiptaret që të shoh pse nuk mbaroi ky për 5 vite (mandati i KPK). Kam qenë në Kuvend në atë kohë kur u konsistuan KPK dhe KPA. Kërkuan staf dhe iu dhanë pagat më të larta në Republikë. Nuk thanë se pse nuk ka ecur gjëja. Po si mundet të kërkoni ju llogari?! A është mirë që ne ta dimë se çfarë nuk ka ecur që ta korrigjojmë. Pse bëhet fjala që 14 vetave t’iu shtohet mandati?! Janë dhe plot 8 muaj. Pse duhet të ecin këta me idenë se ‘na shtohet afati’. Venecia ka thënë; ‘duhet bërë në një kohë më të shkurtër. Rreziku më i madh është që partia në pushtet të kapë sistemin e drejtësisë’.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: