Alketa Vejsiu duket se do të jetë sërish pjesë e festivalit të famshëm të Sanremos në Itali.

Këtë vit moderatorja shqiptare bëri bujë me pjesëmarrjen e saj në Festival, në një nga netët duke qenë ‘partnerja’ e Amadeus në skenë.

Bashkë me të ishin dhe figura të tjera të njohura, mes tyre dhe Georgina Gio, partnerja e Cristiano Ronaldos.

Optimagazine shkruan se Alketa Vejsiu kësaj radhe nuk do të marrë pjesë në një nga 5 netët e saj si partnere në skenë e prezantuesit dhe drejtuesit artistik të Sanremos, Amadeus por me një tjetër rol.

Ende nuk bëhet i ditur çfarë roli do të ketë ajo, por tashmë me shumë mundësi Alketa Vejsiu do të marrë pjesë në 2021 në Sanremo, me një rol të vetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb