Juventus u mund sot 1-0 ndaj Lazios, në Olimpico. I zhgënjyer por besimplotë për kualifikimin në Champions u shfaq për mediat, trajneri i bardhezinjve, Max Allegri.

“Numrat thonë se po ecim keq. Fatmirësisht kemi një avantazh pikësh ndaj vendit të pestë. Ne duhet dhe do ta arrijmë objektivin tonë në Champions League, edhe nëse në javën e fundit. Nuk është një moment i lehtë, duhet ta kapërcejmë dhe ta kthejmë situatën në favorin tonë. Le të ngremë kokën dhe të vazhdojmë të punojmë, nuk mund t’u them gjë djemve” – Tha Allegri. Juventus renditet në vendin e 3-të!

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: