Shkarkimi ishte në ajër, i pritshëm pas atij shpërthimi, por “Zonja e Vjetër” nxitoi për ta bërë zyrtare: “Max Allegri nuk është më trajneri i Juves, sjelljet e tij janë të papërshtatshme me vlerat që përfaqëson klubi”, lexohej ndër të tjera në reagimin e Juves.

Largimi i Allegrit në këtë formë ka përçarë në çdo qelizë klubin, nga nisur nga lojtarët, drejtuesit dhe deri te tifozët, ky nuk ishte largimi që Allegri meritonte, por tani Max i përket të kaluarës. Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” është koha për të programuar të ardhmen.

John Elkann i ka besuar çelësat e ekipit drejtorit sportiv, Guintoli. Detyra e tij e parë është të mbyll sa më shpejt marrëveshjes me Thiago Motta-n, është i përzgjedhuri për post Allegri, për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Dyshja Guintoli-Motta duhet të bëjnë gjithçka nga e para, ku prioritet është aktivizimi i lojtarëve të rinj. Në letër, Guintoli e ka mbyllur me Chiesa dhe Vlahovic, në parim ka gjetur akordin total me të dy lojtarët për të rinovuar kontratat aktuale.

Me “valixhe në duar” janë Alex Sandro, Danilo dhe Rabiot, këta dy të fundit në skadencë kontrate në 2025. Bremer pritet të shitet për të formuar një buxhet të mirë. Nga Torino do të largohen edhe Kean e Alcaraz. Me Yildiz rinovimi i kontratës është shumë pranë.

Në hyrje, Motta kërkon një dhuratë të rëndësishme, Koopmeiners të Atalantës që vlen 50 milionë euro, ose Zirkzee, me këtë të fundit që do ta ndiqte me kënaqësi Motta-n edhe në Torino. Duke qëndruar te Motta, trajneri i Bologna-s do të ketë luksin të studiojë nga pranë ekipin e tij të ardhshëm teksa të hënën Juve udhëton në Dall’Ara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: