Alarmi për bombë në stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka rezultuar i rremë.

Policia e Kosovës pasi ka ekzaminuar vendin e ngjarjes ka njoftuar se nuk gjeti asnjë mjet shpërthyes.
Pasi u evakuuan qytetarët nga stacioni, autoritetet vendosën që të vijonte puna si më parë.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb