Humbja e fundit kundër B.Dortmund nxori përfundimisht Bayern Munich nga gara për titull në Bundesligë. Në valle është vetëm Champions League, shansi i fundit për të mbyllur sezonin me trofe, për përpara kanë një pengesë të fortë si Arsenal. Drejtuesit e klubit prej kohësh po punojnë për të gjetur zëvendësuesin e Thomas Tuchel, por rrethi sa vjen e po ngushtohet.

Alonso Xabi
Alonso Xabi

Dëshira e tyre e madhe ishte Xabi Alonso, por tekniku spanjoll konfirmoi se do të qëndrojë në krye të Leverkusen, të paktën edhe sezonin e ardhshëm. Sipas Times, tani opsioni i parë ka përfunduar Roberto De Zebri. Trajneri italian konfirmoi se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Brigton, për këtë vendim ka njoftuar edhe drejtuesit e klubit.

De Zebri
De Zebri

Për momentin De Zebri është kandidati favorit për të marrë Bayern Munich, por në garë për të është futur prej kohësh edhe Liverpool. Ashtu si Bayern, edhe të kuqtë do të ndryshojnë trajner në fund të këtij sezoni. Jurgen Klopp është kthyer në sponsorizuesin e tij më të madh, këtë e theksoi edhe pas fitores kundër Brighton ku nuk i kurseu elozhet për punën që De Zebri ka bërë në krye të këtij ekipi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb