TIRANË

Ambasada Britanike në Tiranë, i shtohet qëndrimit të OSBE/ODIHR dhe delegacionit të Bashkimit Europian për zgjedhjen e kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Në një postim në facebook, Ambasada Britanike në Tiranë shkruan ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, ndërsa përsërit thirrjen e partnerëve partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit.

Postimi i plotë:

Ambasada Britanike ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Autoritetet rregullatore të mediave kanë një rol kritik në përforcimin e standardeve, integritetit dhe pavarësisë së mediave.

Procedurat transparente janë thelbësore për të siguruar besimin e publikut dhe të të gjithë aktorëve të medias te rregullat, ligji dhe autoritetet publike.

Sot theksojmë thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: