Godina e Ambasadës Amerikane në Tiranë është një nga legatat e para amerikane të ndërtuara nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, në vitin 1929.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ambasada amerikane në Tiranë informon se Departamenti i Shtetit ka 275 seli diplomatike, të cilat zotërojnë ose kanë me qera 3,500 ndërtesa në 180 vende të botës.








“Disa nga këto ndërtesa kanë histori të hershme dhe shumë interesante. Lexoni për disa nga ndërtesat më të bukura të misioneve diplomatike të Shteteve të Bashkuara nëpër botë, përfshirë edhe Ambasadën Amerikane në Tiranë, një nga legatat e para amerikane të ndërtuara nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (1929), grupi i arkitektëve të së cilës përfshinte edhe Nathan Wyeth, i cili ndërtoi edhe të parën Zyrë Ovale në Shtëpinë e Bardhë për Presidentin William Howard Taft”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane, ku publikohet edhe linku me informacionin e plotë: https://share.america.gov/architectural-beauty-u-s-embassy-buildings/
