Deputeti Dashnor Sula, nëpërmjet një reagimi në Facebook është shprehur se kryeministri Edi Rama po e largon vendin nga rruga Europiane.

Ai gjithashtu është ndalur edhe momenti kur ambasadorja franceze dhe ai gjerman janë larguar kur kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën, ndërsa ishin në konferencë të përbashkët, teksa po fliste për amnistinë fiskale.

Shehu thotë se Rama mendoi se me presionet banale që bënte sot për dhomat e tregtisë do vendoste ne presion edhe diplomatët e vendeve mike, por mori atë që meriton.

Statusi:

Sulltani i braktisur.

Mediat raportojnë se dy ambasadorë të rëndësishëm kanë protestuar sot ndaj Ramës duke u larguar në mënyrë demostrative nga aktiviteti që ishin ftuar për projektin e amnistisë fiskale. Mbështes dhe bashkohem me reagimin e dy ambasadorëve.

Kryetari i socialistëve mendoi se do merrte dinjitetin e tyre njësoj siç ka bërë me deputetët e mazhorancës.

Rama mendoi se me presionet banale që bënte sot për dhomat e tregtisë do vendoste ne presion edhe diplomatët e vendeve mike, por mori atë që meriton. Ata janë kundër amnistisë fiskale që ligjeron paratë e bandave dhe për këtë nuk bëjnë kompromis.

Përpos projektit absurd me amnistinë fiskale, Edi Rama të dashur qytetar po merr edhe flamurin e kundërshtarit të integrimit Evropian.

Në një kohë mjaft të favorshme për vendin tonë, kur për shkak të rendit të ri në evrope, Shqipëria pret të marrë një datë për nisjen e negociatave javën që vjen. Por Edi Rama po bën të pamundurën për të marrë një përgjigje negative. Teksa jemi në pritje të datës, qeveria ndërmerr nisma për legalizimin e drogës dhe të parave që vijnë nga aktivitete të jashtligjshme. Sigurisht që BE nuk mund të pranoj një vend me standarde të tilla kriminaliteti dhe korrupsioni.

Në mënyrë të përsëritur kërkoj dhe inkurajoj drejtësinë që të marr “frenat” në dorë. Skandalet po shtohen çdo ditë e arroganca e qeverisë gjithashtu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb