Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në Twitter ka se korrupsioni është detyrë e të gjithëve.

Ai tha se luftimi i korrupsionit është detyrë e të gjithëve dhe se askush nuk duhet të jetë i lirë nga hetimet.

Gjithashtu ka bërë thirrje që kushdo që ka informacione për mashtrim në rekrutimin e punëtorëve në ambasadën amerikan në Prishtinë, qoftë në prokurim apo programe, ta lajmërojnë atë.

“Luftimi i korrupsioni është detyrë e të gjithëve, askush nuk duhet të jetë i lirë nga hetimet. Nëse dyshoni për mashtrim në punësimet e ambasadës amerikane, prokurimin ose programet, duam ta dimë”, shkruan ambasadori.

Capture
Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb