Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai deklaron se shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar është për të e vështirë për t’u kuptuar dhe iu bën thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje

?? | Deklaratë e Ambasadorit Peter Zingraf:
Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.

Amb Gjermane
Amb Gjermane

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb