Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësim për vonesat që po ndodhin në procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve.

Në një postim në rrjetin social Bluesky, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ambasadori Rohde theksoi rëndësinë e veprimit të menjëhershëm në rrethana globale që ndryshojnë me ritme të shpejta.

“Në takimin me presidenten Osmani, shpreha shqetësimin tim për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Parlamentit dhe formimin e një qeverie pas zgjedhjeve. Në peizazhin global që ndryshon me shpejtësi sot, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm – çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para politikës partiake,” shkroi Rohde.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: