Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti tragjik në jug të Ekuadori.
Ngjarja ndodhi të mërkurën pranë zonës Moyeturó, në provincën Azuay, në rajonin e Andeve, kur një autobus doli nga rruga dhe ra në një përrua. Sipas shërbimit të emergjencës ECU911, mjeti më pas u përfshi nga flakët, duke përkeqësuar bilancin e viktimave.
#SINIESTRO Nuevamente mortal accidente, esta vez son 11 los fallecidos en la vía Cuenca – Molleturo, en el sector del Puente El Chorro que perdió pista y cayó a barranco, deja además hay 22 heridos; posteriormente se terminó incendiando. 📽️ @_REDInformativa @CTEcuador… pic.twitter.com/0Y1eu8zXVP
— Klaveec (@klaveec) April 15, 2026
“Deri më tani, numri i personave që kanë humbur jetën në aksidentin në rrugën Cuenca-Moyeturó ka arritur në 14 dhe ai i të plagosurve në 29”, njoftuan autoritetet përmes një deklarate.
Aksidentet rrugore mbeten një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në Ekuadori. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 2,000 persona humbën jetën në rrugët e vendit gjatë vitit të kaluar, ndërsa viti 2023 shënoi nivelin më të lartë me 2,373 viktima.
