TIRANE- Ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka deklaruar se reformat në vendin tonë janë të rëndësishme, pasi sipas tij, vetëm kështu arrihet integrimi  në familjen e madhe europiane.

Gjatë një takimi të zhvilluar me zëvendëskryeministren, Senida Mesi, ambasadori theksoi faktin se reformat në administratë janë të domosdoshme.

Ambasadori Soreca dha garancinë e plotë për të çuar përpara reformat e ndërmarra nga qevria shqiptare, të cilat kanë në fokus vijimin dhe konsolidimin drejt parametrave që kërkon BE-ja.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb