SHKUP-Ambasadori amerikan në Shkup, Paul Wohlers theksoi se në Maqedoni është e rëndësishme mirëmbajtja e raporteve pozitive ndëretnike.

“Mendoj se është e rëndësishme për të gjithë, për çdo parti politike dhe për çdo grup që të vazhdojnë të punojnë në mirëmbajtjen e raporteve pozitive, si dhe në zgjidhjen e çështjeve që pengojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë, me qëllim që ata të kenë një jetë prosperuese në këtë shoqëri demokratike dhe multikonfesionale”, deklaroi ambasadori Wohlers, sot në takimin lamtumirës me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi.

Ai theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Maqedoninë edhe në të ardhmen, raporton Ina.

Kreu i BFI–së, Sulejman Rexhepi, tha se me Ambasadën amerikane kanë punuar në zgjidhjen me sukses të më shumë çështjeve që tangojnë popullatën në Maqedoni.

“Ka qenë një diplomat i urtë, i mençur dhe ka qenë aktiv. Njëherit, jo që kemi bashkëpunuar mirë vetëm në interes të të gjithë qytetarëve, por njëherit u tregua një mik i paharrueshëm dhe do të mbetet si i tillë prej anës tone”, deklaroi kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb