PODGORICE- Ambasadori shqiptar në Malin e Zi, Ernal Filo, ka folur për “News 24” pas sulmit me gurë që i është bërë ambasadës tonë në Podgoricë nga protestuesit. Situata në vendin fqinj paraqitet e rënduar, pasi protestuesit kanë sulmuar policinë, ndërsa këta të fundit kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Filo sqaron se Ambasada Shqiptare në Malin e Zi ishte njoftuar për protesta të dhunshme, ndërsa thekson se deri më tani stafi nuk përballet me shqetësime si pasojë e gazit lotsjellës.

“Situata paraqitet e rënduar, ka përdorim të gazit lotsjellës. Jemi në gatishmëri me stafin e ambasadës. Ka një përkeqeshim shumë të madh të situatës. Para pak minutash u dëgjua një shpërthim në trotuarin para ambasadës.

Ka reagim nga qeveri malazeze të cilët dënojnë këto akt e të dhunshëm ndaj goditjeve të ambasadës. Mund të them që situata është e rënduar, kjo protestë ka më shumë se 20 ditë. Deri më tani protesta ka qenë e qetë dhe paqësore, me bllokim të rrugës kryesore në Pogdoricë. Para një jave u mor vendimi për t’i larguar tendat dh për t’i larguar ata nga rruga në mënyrë që të vijohet situata normale, por kjo acaroi protestuesit të cilët kaluan në veprim të dhunshme. Ata kërkuan krijimin e një qeveri tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ne ishim të informuar që do kishte një protestë të ashpër sot.

Ne nuk kemi probleme. Gazi lotsjellës hyri edhe në ambientet e ambasadës, shkaktoi pak kollitje dhe shqetësime të lehta, por pa probleme”, sqaroi ambasadori Filo.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb