Pse Turqia e filloi operacionin “Burimi i Paqes” në Siri? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk, mblodhi gazetarët në një konferencë për shtyp këtë të hënë.

Duke thënë se Turqia dëshiron të formojë një korridor të paqes, me një hartë në dorë ai tregoi zonën e sigurisë rreth 30 deri në 35 km në brendësi të Sirisë. Yoruk tha se është asgjësimi i korridorit terrorist në linjën kufitare, që do të sjellë paqen dhe siguri në rajon, do të garantojë kthimin e refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre, si dhe të sigurojë integritetin territorial të Sirisë.

“Turqia nuk ka plane për të modifikuar strukturën demografike në rajon. Në fakt është e kundërta. Pasi ta çojmë me sukses operacionin presim 1 milionë ose më shumë, sirianë kurdë, arab, kristianë të rikthehen në tokën e të parëve”, u shpreh kryediplomati turk.

Ambasadori tha se kurdët nuk janë në shënjestër të Turqisë, por organizatat terroriste YPG/PKK dhe ISIS.

“ Ne morëm fatin në duart tona, prandaj në kemi ndërmarrë këtë operacion. Kjo është zona e sigurisë që Forcat e Armatosura Turke kanë krijuar, 30 deri në 35 kilometra në thellësi të Sirisë.
Qëllimi kryesor i këtij operacioni është sigurimi i kufirit turk dhe neutralizimi i terroristëve të vendosur në këtë rajon dhe sigurisht shpëtimi i sirianëve nga mizoritë e këtyre terroristëve. Ka disa hamendësime se ky operacion do të krijojë një krize humanitare të ashtuquajtur gjenocidi i kurdëve dhe emigrim masiv, por këto thuhen vetëm për të diskredituar Turqinë, operacionin antiterrorizëm. Ne kemi ne shënjestër vendndodhjen e terroristeve te ISIS dhe YPG/PKK -se, qendrat ku mbajne armatimet dhe mjetet e tyre nuk kemi ne shenjester civilet as banesat e tyre”, tha ambasadori.

I pyetur nga gazetaret sa i përket familjeve të xhihadisteve shqiptare te ISIS, te cilët që ndodhen në kampe në veri te Sirise atje po ndodh ofensiva ushtarake, mes të cilëve edhe gra dhe femije shqiptarë, ambasadori turk u shpreh se zgjidhja për këto njerëz që janë të lidhur me luftëtarët e huaj apo dhe vetë ato është riatdhesimi i tyre në vendet e origjinës.

“Zgjidhja do te ishte riatdhesimi i ketyre njerezve nga vendet e tyre te origjines ne kete sens ministri i jashtem e beri te qarte ne deklarates e kesaj te shtune se qeveria Ture do te bashkepunoje ne kete drejtim per ti riatdhesuar. Po shkembejme informnacione me qeverine shqiptare per kete ceshtje por operacini sapo ka filluar dhe sic thashe ky operacion ka vetem ne shenjester terroristet”, deklaroi Yoruk.

Yoruk u shpreh per News 24 se Shqiperia eshte ne anen e Turqise lidhur me operacionin burimi i paqes.

“Turqia dhe Shqiperia jane partnere ne NATO, jemi partnere natyrale per shekuj me radhe, duke pasur kete parasysh, e konsiderojme qe Shqiperia eshte ne anen e Turqise ne kete operacion”, theksoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb