Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka takuar kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese pasi ky institucion vetëm pak javë më parë u bë funksional me plotësimin e kuorumit të gjyqtarëve.

Znj.Kim shkruan se tashmë Vitore Tusha e cila është dhe kryetare e KED ka përgjegjësinë të drejtojë GJykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.

Ajo shpreh mbështetjen e fortë të SHBA që Reforma në Drejtësi të japë rezultatet e pritura.

 

STATUSI NGA AMBASADORJA AMERIKANE

Unë u takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED, e cila bëri të mundur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Tani, ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK-në në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb