Stërvitja e armatosur e NATO-S “Defender Europe 21”, prej më shumë se një muaji u zhvillua në Shqipëri.

Në të, u angazhuan forca ushtarake nga shumë vende të botës, e një ndër ta, ishin edhe legjione të ushtrisë amerikane.

Teogerja e 2-të, Valdeta Mehanja, shqiptare e Kosovës, e ka pasur për herë të parë vizitën në Shqipëri. Ajo është pilote në ushtri, dhe ngjyrat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Historinë e togeres shqiptare, e ka postuar në profilin zyrtar në “Facebook”, Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila, ka ilustruar edhe një deklaratë të saj.

“Unë nuk e kisha vizituar kurrë Shqipërinë. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jem këtu si pilote, në uniformë dhe me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

Unë nuk do ta kisha pasur kurrë këtë mundësi, për të fluturuar rreth Shqipërisë, nëse nuk do të ishte për ushtrinë. Mundësia për ta përjetuar këtë, më bëri shumë të lumtur”, është shprehur Mehanj.

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane:
| Nëse ka njeri që e njeh punën e palodhur dhe vendosmërinë, ajo është Togerja e 2-të Valdeta Mehanja, pilote me Regjimentin e Aviacionit 1-131. Mehanja, shqiptare e lindur në Kosovë dhe shtetase amerikane, nuk e mendonte kurrë se do mund të shihte Shqipërinë. “Unë nuk e kisha vizituar kurrë Shqipërinë më parë.

Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jem këtu, si pilote, në uniformë dhe me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo, “Unë nuk do t’a kisha patur kurrë këtë mundësi për të fluturuar rreth Shqipërisë nëse nuk do të ishte për Ushtrinë.

Mundësia për t’a përjetuar këtë, më bëri shumë të lumtur”. Lexoni për udhëtimin e Mehanjas, nga një refugjate lufte në pilote e helikopterëve UH-60 Black Hawk për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tani për kohën e saj në Shqipëri gjatë stërvitjes #Defender21: https://bit.ly/3iqOCx5
(Të drejtat e fotos: Sgt. Jaccob Hearn)

If there is someone who knows about hard work and determination, it’s 2nd Lt. Valdeta Mehanja, a pilot with the 1-131st Aviation Regiment. Mehanja, an Albanian born in Kosovo and a U.S. citizen, never thought she would get to see Albania. “I have never visited Albania before. It’s an incredible feeling to be here, as a pilot, in uniform and in the U.S. military,” she said, “I would have never gotten this opportunity to fly around Albania if it wasn’t for the military. To be able to experience this just made me so happy.” Read about Mehanja’s journey, from being a refugee of war to becoming a UH-60 Black Hawk pilot for the U.S. Army and now about her time in Albania for

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb